Telegrafi

Zbulohet bar i ri kundër kancerit të prostatës

Faza e parë klinike ka treguar se bari i emërtuar abirateron pengon zhvillimin e tumorit te shumica e pacientëve, si edhe zvogëlon nivelin e antigjenit specifik të prostatës (PSA), marker i cili shfrytëzohet për ta vlerësuar aktivitetin e kancerit të prostatës.

Bari, të cilin e ka analizuar Instituti britanik për hulumtime kundër kancerit, “Royal Marsden Hospital”, bllokon hormonin i cili nxit rritjen e kancerit të prostatës.