Site icon Telegrafi

Zbulohet autori i fjalimit të Trumpit

Dy ditë para inaugurimit, Trump kishte postuar një fotografi në Twitter me një mesazh të shkurtër ku thoshte se në momentin që kishte bërë foton ishte duke shkruar fjalimin në shtëpinë në Mar-a-Lago.

Por, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se shumicën e fjalimit në fakt e kanë shkruar Stephen Miller dhe Steve Bannon, shkruan Wall Street Journal, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mendoj se kemi pasur një fjalim të tillë prejse në Shtëpinë e Bardhë kishte ardhur Andrew Jackson”, ka thënë hartuesi i strategjive dhe këshilltari kryesor i Trump, Bannon.

Exit mobile version