Telegrafi

Zbulohet Atlantida në jug të Spanjës?

“Kjo është fuqia e cunamit. Është vështirë të kuptohet se si vala mund të fshijë një ishull me madhësi njëqind kilometra”, ka thënë për Reuters, Richard Freund, profesor në Universitetin Hartford.

Për të shuar misterin shumëvjeçar, shkencëtarët kanë studiuar incizimet satelitore, ndërsa në jug të Cadizit kanë zbuluar atë për të cilën besojnë se është qyteti antik i njohur si Atlantida.

Ekipi i arkeologëve dhe gjeologëve gjatë viteve 2009 dhe 2010 kanë shfrytëzuar radarët, hartat digjitale dhe teknologjinë nënujore, për të analizuar këtë rajon.

Në Spanjë janë zbuluar edhe disa “qytete të çuditshme memoriale” të ndërtuara sipas mostrës së Atlantidës, ndërsa supozohet se i kanë ndërtuar të ikurit të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë cunamit shkatërrues.

Edhe pse nuk mund të thuhet me saktësi nëse ky zbulim është Atlantida, profesor Freund thotë se qytetet memoriale e dëshmojnë se ai qytet është i varrosur në afërsi të bregut jugor të Spanjës. /Telegrafi/