Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyetimi i Mourinhos për të mos u bërë trajner i Portugalisë

Jose Mourinho nuk do ta marrë drejtimin e Portugalisë, pasi është i fokusuar totalisht te Roma.

Trajneri portugez ka qenë objektivi kryesor i portugezëve për ta marrë drejtimin e Kombëtares pas largimit të Fernando Santos.

Portugalia i kishte dhënë mundësi Special One që ta mbajë punën edhe te Roma, por Mourinho ka refuzuar një gjë të tillë.

Se ka pasur bisedime mes palëve kjo gjë është mëse e sigurt dhe ato kanë ndodhur në Portugali ku Roma ka kryer fazën përgatitore ditëve të fundit.

Por tanimë në Portugali kanë zbuluar edhe përgjigjen që Mourinho i ka dhënë dhe arsyen pse ka refuzuar të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gazeta portugeze oJogo ka raportuar se qëllimi i Special One është të fitoj titullin e kampionit me Romën dhe për këtë arsyeje ka refuzuar të marrë drejtimin e Portugalisë.

“E dimë se çfarë i ka thënë Jose Mourinho Federatës së Futbollit të Portugalisë. Ai i ka falënderuar për ofertën, mirëpo iu ka bërë me dije që është totalisht i fokusuar me Romën e tij”.

“Dëshira e Mourinhos është ta fitoj ‘Scudetton’ me Romën dhe po punon për këtë gjë. Objektivi është ta ngrit Romën në një nivel më të lartë dhe presidenti i klubit e di shumë mirë për kërkesat që ka Mou”, ka shkruar gazeta portugeze.

Përveç Portugalisë, Mourinho është në listën e dëshirave edhe të Brazilit, por ai është i vendosur të mbetet te Roma. /Telegrafi/

Exit mobile version