Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë lojërave olimpike “Rio 2016”, pasi uji i pishinës Olimpike ka ndryshuar ngjyrë papritur, nga blu është bërë i gjelbër.
Komiteti Lokal i Organizimit të Lojërave Olimpike ka dhënë një deklaratë, me anë të së cilës sqaron se pishina Olimpike ka ndryshuar ngjyrën nga mbirja e algave të krijuara nga nxehtësia dhe mungesa e erës në arenën e sporteve të ujit, transmeton shqiptarja.com
Komiteti theksoi se uji u testua dhe nuk paraqet asnjë rrezik për atletët pjesëmarrës. Në deklaratë shtohet gjithashtu se uji në pishinën olimpike do të jetë sërisht blu për garën e ardhshme të të mërkurës.
I can confirm the 'green' #diving pool remains green #Rio2016 pic.twitter.com/LBmWRHgQXn
— John Cushing (@JohnCushing_) August 10, 2016