Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse po vjell Messi në fushë

Tifozët e çmendur, që i ndjekin skuadrat në fjalë edhe gjatë stërvitjeve, pak apo shumë të shqetësuar prej kohësh kanë ngritur një pyetje: përse ndodh?

Për të shpjeguar këtë ngjarje është munduar të flasë një mjek otorino-laringolog, gjatë një programi televiziv, transmeton Telegrafi.

Shkak është pezmatimi kronik i mukozës së gojës! E përkthyer ndryshe, prodhim i tepër i mykut, të cilin trupi nuk mund ta eliminojë me anë të djersitjes apo pështymës.

Asgjë e rëndë me pak fjalë, vetëm një patologji në dukje të bezdisshme, që kushtëzon “pleshtin” në fushë, ashtu dhe në jetën private.

Akumulimi i mykut provokon situata të vazhdueshme problematike, deri sa arrin në vjellje, por kjo nuk ndodh vetëm në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version