Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell, tha se Meghan Markle nuk udhëtoi në Balmoral me bashkëshortin e saj, Princin Harry, për shkak të frikës se anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk do t’i bënin asaj një “mirëseardhje të ngrohtë”.
Dukesha e Sussexit qëndroi në Londër pasi vendosi të mos udhëtonte në Skoci me Harryn, në atë që mediat britanike e përshkruan si një “ndryshim plani” të vonuar.
Harry dhe Meghan fillimisht thanë se do të udhëtonin në Skoci së bashku rreth orës 13:38 – rreth një orë pasi familja mbretërore njoftoi se mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e Mbretëresha Elizabeth III.
Megjithatë, rreth orës 16:30, burime pranë çiftit u thanë gazetarëve se Meghan nuk do të udhëtonte me burrin e saj në Balmoral. Këtë më vonë e ka konfirmuar edhe Omid Scobi, gazetari që konsiderohet “miqësor” me çiftin mbretëror.
Në një postim befasues në Twitter, Scobie e krahasoi atë me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Gjegjësisht, më herët ishte bërë e ditur se Kate do të qëndrojë në Windsor me fëmijët e saj – George, Charlotte dhe Louis, të cilët ditën e parë në shkollën e re e kishin të enjten.
Agjencia kryesore kombëtare e lajmeve britanike njoftoi në orën 16:39 se Dukesha e Sussex nuk do të udhëtojë me Princin Harry për në Balmoral.
Nuk është e qartë nëse dukeshës së Sussex-it iu tha që të mos vinte nga familja mbretërore apo nëse ajo zgjodhi të qëndronte larg, si dukesha e Kembrixhit. Një ekspert mbretëror tha se arsyeja e mundshme ishte se Meghan nuk do të ndihej e mirëpritur.
Burime pranë çiftit thonë se ajo më vonë mund të bashkohet me Harry-n në Skoci. /Telegrafi/
After spending the night at Balmoral, Prince Harry has left this morning to make his way back to Windsor. He will, of course, remain in the UK during this time.
Later today we can expect to see King Charles and Camilla, Queen Consort travelling to London.
— Omid Scobie (@scobie) September 9, 2022