Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse e falsifikoi emrin Marina Fara

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur korçare Eli Fare, ka falsifikuar emrin e saj. 

Marina, e sapo fejuar me biznesmenin Edi Ismaili rezulton të ketë emrin e lindjes Roxhensa.

Të paktën kështu rezulton në Gjendjen e Rregjistrit Civil. Roxhensa, vajza 31 vjeçare, megjithëse në dokumente mban mbiemrin Kapurani, mbiemër që rrjedh nga babai i saj Vangjush Kapurani, ka preferuar që në publik të prezantohet me emër të ndryshuar dhe mbiemrin e nënës së saj të njohur.

Nuk dihet pse Marina, ka refuzuar të shmangë të dhënat zyrtare për babain e saj dhe për tu përfaqësuar me mbiemrin e tij Kapurani, fis ky jo pak i njohur në Korçë.