Një lëng jeshil që u shfaq në Kanalin e Madh të Venecias u shkaktua nga kimikati fluorescein.
Zyrtarët e mjedisit konfirmuan burimin e zbardhjes të hënën pasi imazhet në mediat sociale treguan diçka jo shumë të zakonshme rreth urës së Rialtos, pranë një argjinature ku ka disa restorante.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fluorescein – një kimikat jo toksik – përdoret kryesisht në ndërtimet nënujore për të ndihmuar në identifikimin e rrjedhjeve.
Ai mund të përdoret gjithashtu në mjekësi – në formën e pikave të syve – për të identifikuar lezionet dhe trupat e huaj, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kujdesit.
Rezultatet e mëtejshme të testit, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e sasisë së saktë të substancës në ujë, priten më vonë këtë javë.
Policia italiane nisi hetimet për ngjarjen të dielën. /Telegrafi/