Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Gvardiol mbante rregullisht maskën e fytyrës në Kupën e Botës

Ylli kroat, 20-vjeçari Josko Gvardiol ka mbajtur maskë për fytyrën gjatë gjithë ndeshjeve të Kupës së Botës dhe tifozët kanë qenë të interesuar ta dinë arsyen e vërtetë.

Gvardiol, një objektiv serioz për Chelesan, por edhe Real Madridin dhe Barcelonën ka qenë i jashtëzakonshëm për kombëtaren kroate në Katar.

Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale ndaj Argjentinës, mbrojtësi kroat mund të mbajë kokën lart duke pasur parasysh paraqitjen e tij.

Mbrojtësi i RB Leipzig është parë me maskë gjatë ndeshjeve dhe me të drejt tifozët janë interesuar ta dinë arsyen.

E vërteta është se Gvadiol ka mbajtur maskën në fytyrë për shkak të thyerjes së hundës disa javë para turneut.

Gvardiol u përplas me shokun e skuadrës së RB Leipzigut, Willi Orban, gjatë një ndeshjeje kundër Freiburgut në Gjermani. /Telegrafi/