Leny Yoro raportohet se hodhi poshtë ofertën e Real Madridit në favor të asaj të Manchester United për shkak të dallimit marramendës mes pagave që i ofruan të dy ekipet.
Pas një sezoni fantastik për Lille, 18-vjeçari iu bashkua Unitedit për 52 milionë euro këtë verë, duke injoruar kështu Real Madridin.
Tani, sipas Marca, qendërmbrojtësi francez u josh nga ‘Old Trafford’ pasi drejtuesit e klubit anglez i ofruan atij tetë milionë euro në sezon, në krahasim me 2.1 milionë sa i ofruan ‘Los Blancos’.
Yoro është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Evropë, andaj edhe ‘Djajtë e Kuq’ nuk deshën t’i lënë asgjë fatit dhe i ofruan atij kushtet më të mira.
Megjithatë, një lëndim që Yoro e pësoi gjatë parasezonit ka bërë që ai ende të mos bëjë debutimin zyrtar me Unitedin pasi do të mbetet jashtë fushave deri në nëntor.
Yoro kishte bërë debutimin e tij për Lille në sezonin 2021/2022 si një 16-vjeçar, ndërsa në nivel kombëtareje është paraqitur për Francën U21 aty ku numëron 44 paraqitje.
Teksa Yoro do të përshpejtoj procesin e rikuperimit nga lëndimi që e detyroi t’i nënshtrohej operimit në fillim të gushtit, United do të rikthehet në aksion ndaj Southamptonit të shtunën./Telegrafi/