Telegrafi

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jadon Sancho refuzoi t’i kërkojë falje Ten Hagut

Një trajner tek Manchester United ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Jadon Sancho ka refuzuar që t’i kërkojë falje Erik Ten Hagut pas përplasjes që kishin me njëri-tjetrin.

Manchester United pagoi 73 milionë euro për të nënshkruar me Sanchon nga Borussia Dortmundi në 2021, por karriera e tij tek ‘Djajtë e Kuq’ shkoi si mos më keq kur Ten Hag ia ndaloi që të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Ten Hag ishte i zemëruar me komentet që bëri Sancho pasi tekniku holandez e la atë jashtë ekipit të tij në humbjen ndaj Arsenalit për shkak të nivelit të tij të dobët në stërvitje.

Në atë që dukej si një përgjigje direkte ndaj Ten Hag, Sancho kishte shkruar në platformën X: Ju lutem, mos besoni çdo gjë që lexoni.

Sancho nuk luajti më për Unitedin pasi refuzoi që të kërkojë falje ndaj trajnerit të tij dhe në janar u rikthye në formë huazimi tek klubi i tij i vjetër Dortmund.

Lexo po ashtu A do të shkarkohet Erik ten Hag nga Manchester United?

Tani njëri prej trajnerëve tek Unitedi dhe ish-sulmuesi i njohur, Benni McCarthy, ka zbuluar arysen pse Sancho ka refuzuar që t’i kërkojë falje trajnerit të tij.

 

“Kam folur me Jadon si trajner, si mentor, si mik dhe si dikush që është rritur në rrugë dhe i di më së miri këto gjëra”.

“Por Jadon nuk po pajtohej dot. Ai tha: Unë nuk do të kërkojë falje, sepse nëse e bëj po kërkoj falje për shkak se jam dembel, gjithmonë vonohem, nuk e jap më të mirën. Do të kërkoj falje për këto. Ky ishte arsyetimi i tij”, ka thënë McCarthy.

Sancho e ka ndihmuar Dortmundin që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballen nesër (1 qershor) me Real Madridin në ‘Wembley’./Telegrafi/