Telegrafi

Zbulohet arsyeja e refuzimit, Kim Cattrallit nuk i ka pëlqyer një skenë bizare e vazhdimit të filmit “Sex and The City”

Kim Cattrall (Photo by Cameron Spencer/Getty Images for the VRC)

Së fundi, u zbulua se Kim Cattrall, e cila interpreton Samanthan, refuzoi të paraqitej në vazhdimin e tretë të serialit, “Sex and the City”.

Kohët e fundit kemi mësuar se në pjesën e tretë, një nga personazhet më të pëlqyera të audiencës femër do të vdiste, gjersa tash është zbuluar edhe një informacion i ri rreth filmit.

U zbulua se aktorja e kishte hedhur poshtë ofertën, jo për shkak të një grindjeje me Sarah Jessica Parkerin, por për shkak të një skenari të keq.

Kim Cattrall (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Biondinës thuhet se nuk i janë dhënë hollësi adekuate lidhur me djalin 14-vjeçar, djalin e Miranda Hobbsit, interpretuar nga Cynthia Nixon.

Bradi duhej të xhirohej duke masturbuar dhe pastaj duhej t’i dërgonte imazhe të pashpjegueshme Samanthas, shkruan portali E!News.

Lexo po ashtu Më në fund flet edhe Sarah Jessica Parker: Janë trillime se kam probleme me Kim Cattrallin

Kjo ka bërë që aktorja të mos pranojë rolin në filmin që ka audiencë të madhe edhe në trojet shqiptare.

Kim Cattrall (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, 62-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/