Telegrafi

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Reese Witherspoon nga Jim Toth pas 12 vitesh martesë

‘Kriza e mesit’ e bashkëshortit të Reese Witherspoon, Jim Toth, thuhet se nxiti divorcin e tyre pasi aktorja njoftoi ‘vendimin e vështirë’ për t’u ndarë.

Ylli, 47-vjeç, e cila ka një djalë dhjetëvjeçar, Tennesse, ndau lajmin e ndarjes pas 12 vitesh martesë, duke thënë se patën shumë ‘kujdes dhe konsideratë’.

Dhe tani, një mik i familjes ka pohuar se aktori dhe producenti, Jim, 52 vjeç, nuk është më i njëjti burrë me të cilin u martua Reese.

Ata shpjeguan se si ai filloi ‘të vishej si gjysma e moshës së tij’ me ‘bizhuteri dhe tatuazhe të çuditshme’.

Lexo po ashtu Reese Witherspoon dhe Jim Toth ndahen pas 12 vitesh martesë

Miku shpjegoi për The Sun: “Jim është ai që ka ndryshuar masivisht vetëm në vitet e fundit. Jim thjesht nuk është më djali me të cilin Reese u martua dhe kishte një djalë”.

Miku shtoi se ata do të vazhdojnë të jenë bashkë-prindër djalin e tyre, diçka në të cilën Reese ka përvojë pasi ajo gjithashtu ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin, Ryan Phillippe.

Reese Witherspoon (Foto: Film Magic)

Reese dhe Jim, të cilët u martuan më 26 mars 2011, ndajnë një djalë së bashku – Tennessee James.

Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë me Ryan Phillippe: Ava, 23 vjeçe dhe Deacon, 19 vjeç.

Reese dhe partneri i saj

“Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa ne vazhdojmë në kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale”, thuhet në deklaratën e ish-çiftit.

Ndarja e tyre mes tjerash u tha se ka qenë miqësore. /Telegrafi/

Reese dhe partneri i saj