Telegrafi

Zbulohet arka naziste, gjenden dy kafka jashtëtokësore (Foto)

Gjendet në Rusi një çantë me simbole të organizatës famëkeqe naziste me dy kafka të pazakonta në të. Sipas agjencisë ruse Interfax, valixhja u gjet në fshatin Kamennomostsky në Adygea. Pyetja e madhe, natyrisht, është nëse kjo është dëshmi se nazistët ishin në lidhje me alienët, apo janë kafka kafshësh.

Fotografitë e publikuara kanë qarkulluar në kanalin më të famshëm të videove, YouTube, dhe në faqet e ndryshme konspirative.

Uebfaqet me teori konspirative, janë të mendimit se kjo është dëshmi e fortë se nazistët janë takuar me alienët, transmeton syri.

Arka kishte logon e organizatës naziste Ahnenerbe.