Telegrafi

Zbulohet Android Ice Cream Sandwich

Ndërfaqja e re e cila vjen me Ice Cream Sandwich, duket më ndryshe se sa versionet paraprake të Android, duke përfshirë mënyrën e startimit të telefonit, shiritin e njoftimeve, dhe ndryshimet në dizajn.

Sipas Android Police, funksionet e reja në Ice Cream Sandwich gjithashtu përfshijnë modulin “panoramë” në kamerë, motive të ndryshme për Gmail, si dhe opsionin që edhe pajisjet më të vjetra Android ta përdorin këtë version të sistemit të saj operativ.

Mirëpo, përveç ndryshimeve që janë vërejtur nga Android Police, një gjë ende mbetet e paqartë, dhe ai është nëse ky version i sistemit operativ Android do të quhet ose jo, Android 4.0. / Telegrafi /