Site icon Telegrafi

Zbulohet anakonda më e madhe në botë (Foto/Video)

Një dokumentar i ri i BBC, zbulon “gjarprin më të gjatë në botë” që është mbi 5 metra i gjatë dhe që jeton thellë në xhunglën e Amazonës.

Gordon Buchanan gjatë një dokumentari tri pjesësh të titulluar “Fisi, Grabitqari dhe Unë”, zbulon detaje interesante se si e ka zbuluar anakondën, transmeton Telegrafi.

Në episodin e parë, Gordon bashkon forcat me një familje të fisit Waorani në Ekuadorin e largët, që merren me gjuetinë e anakondave që cilësohen si gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë.

Ndërkaq në episodin e fundit, sfida e tij dhe fisit është kapja dhe lirimi i anakondës gjigante. Kjo kafshë konsiderohet si më e rrezikshmja në xhunglën e Amazonës. /Telegrafi/

Exit mobile version