Mbi 9,000 shishe alkool të paketuar në një sasi prej 0,7 litrash ose litërsh, të cilat nuk kanë një pullë akcize, u zbuluan tek një person juridik në Kavadarci dhe menaxheri është privuar nga liria për tu hetuar dhe grumbulluar informacion në lidhje me mallin e gjetur.
Alkooli u gjet gjatë aksionit të djeshëm të Prokurorisë Publike të Kavadarcit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Aksioni vazhdon edhe në kantinën “Povardarie”, ku sipas të dhënave paraprake, u gjet një sasi e madhe e rakisë së verdhë, pa etiketat me banderola, me shënime për shitje përmes kompanisë “Vino Zhupa” nga Republika e Serbisë, që e ka nën zotërim edhe “Povardarie” Negotinë”, njoftoi Prokuroria Publike e Maqedonisë.
Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike e Kavadarcit lëshoi udhëzime dhe urdhra për mbledhjen e të dhënave dhe dokumentacionin e nevojshëm në këtë rast. Veprime të tjera janë ndërmarrë për të vërtetuar faktet./Telegrafi/