Site icon Telegrafi

Zbulohet aeroplani i zhdukur MH370, është i goditur me plot plumba

Aeroplani i zhdukur me pasagjerë MH370, është gjurmuar në Google Earth dhe duket se pjesët e tij janë të shpuara nga plumbat, sipas një teorie të pabesueshme.

Fluturakja me 239 udhëtarë ishte zhdukur në linjën e fluturimit Kuala Lumpur-Pekin, më 8 mars të vitit 2014, mbi Oqeanin Indian.

Më herët gjatë këtij viti, Malajzia është pajtuar të paguajë një kompani amerikane, Ocean Infinity, deri në 50 milionë funta për të gjetur aeroplanin e saj deri në muajin qershor.

Peter McMahon, inxhinier i mekanikës në Australi, i cili pohon të ketë punuar në hetimet lidhur me aksidentet ajrore për 25 vjet, insiston se ai ka gjetur aeroplanin, transmeton KosovaPress.

McMahon (64) ka përcjellë fotografimet e NASA-s dhe hartat e Google-s që nga zhdukja e aeroplanit dhe sipas tij fluturakja gjendet në Round Island, në veri të Mauriciusit, në Afrikë.

Ai beson se aeroplani ndodhet 10 milje larg ishullit, i pa hulumtuar nga hetuesit.

Në një xhirim, duken si pjesë të aeroplanit që janë të dukshme mbi sipërfaqen e ujit.

McMahon thotë se ai ka dërguar gjetjet e tij te Transporti dhe Zyra e Sigurisë australiane, e cila ka konfirmuar se mund të bëhet fjalë për aeroplanin e zhdukur.

McMahon pohon se katër amerikanë janë dërguar në Australia për të parë gjetjet e MH370.

“Ata janë siguruar që i gjithë informacioni i pranuar të mbahet i fshehur nga publiku, madje edhe nga qeveria jonë, por pse?”, tha ai.

Sipas tij, autoritetet nuk dëshirojnë ta gjejnë aeroplanin, pasi është i mbushur me plot vrima plumbash dhe gjetjet vetëm sa do të hapin hetime tjera.

Ai pohon se ka gjetur kabinën e përparme të aeroplanit në jug të ishullit Rodrigues, po ashtu në afërsi të Mauriciusit.

Ghyslain Wattrelos, i cili ka humbur gruan dhe dy fëmijë në tragjedi, po ashtu beson se aeroplani është rrëzuar me armë zjarri.

Ai beson se Vietnami, Malajzia dhe Tajlanda mund të kenë informacione të rëndësishme, pasi të gjitha ushtritë nga këto vende kanë parë aeroplanin dhe tash ato heshtin për arsye të panjohura.

“Pse e gjithë kjo heshtje? A ka diçka që nuk dëshirojnë të na tregojnë për këtë ngjarje?”, tha ai.

Exit mobile version