Telegrafi

Zbulohen vendi, data dhe emri i kundërshtarit të Florian Markut – pritet një super meç

Florian Marku ka zbuluar edhe zyrtarisht emrin e kundërshtarit, datën dhe vendin se ku do ta zhvillojë duelin.

Boksieri shqiptar do të përballet me irlandezin, Dylan Moran – një kundërshtar aspak i lehtë për të.

Marku ka zbuluar në llogaritë e zyrtare në rrjetet sociale se meçi do të zhvillohet në “AO Arena” në Mançester.

Lexo po ashtu Rrëfimi rrëqethës i Florian Markut për atë se si arriti ku është sot

Boksieri 30-vjeçar po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe do të shpresojë që këtë duel ta mbyllë me nokaut.

Boksier nga Irlanda ka 19 fitore, një humbje dhe asnjë barazim.

Postimi i plotë nga Florian Marku (pa ndërhyrje):

Mbas afersisht nje viti jasht ndeshjeve erdhi koha per tu rikthyer me fort se kurr. Ndeshja do Zhvilloet Ne Manchesterr Ao Arena me 2 shtator kundra Irlandezit Dylan Moran ! Mezi e kam pritur kte ndeshje! Ju pres te gjithve Atje. /Telegrafi/