Kanë kaluar dy javë që kur Real Madridi publikoi zyrtarisht fanellat kryesore për sezonin e ardhshëm.
Siç pritej, koleksioni i ri gëzon sukses të madh, derisa janë tri fanella që po shiten më së shumti në dyqanin e Los Blancos.
Është numri ikonik 7 që e bartë Vinicius Junior, numri 10-të që është nën pronësi të Luka Modric dhe ajo me numrin 5 e Jude Bellingham – që po shiten në shifra rekorde sipas që raporton Jorge Picon nga Relevo.
Natyrisht se dyshja e parë janë në mesin e lojtarëve më të preferuar të tifozëve të Real Madridit, ndërsa ajo që është pak më befasuese është ajo e mesfushorit anglez.
Lojtari ka pak ditë që i është bashkuar klubit spanjoll në vlerën e 103 milionë euro nga Borussia Dortmundi. /Telegrafi/