Telegrafi

Zbulohen topat e tre kampionateve më të forta (Foto)

Kompania e njohur Nike ka prezantuar topat e rinj të cilët do të përdoren në sezonin e ardhshëm në tri nga ligat më prestigjioze të Evropës.

Liga Premier angleze, La Liga spanjolle dhe Serie A në Itali kanë prezantuar topat me të cilët do ta luajnë.

Topi i këtyre ligave dallon nga njëri-tjetri vetëm në ngjyra.

“Ordem 4” sipas kompanisë është topi me sipërfaqen më të butë dhe më të mirë.