Joshua Zirkzee është zyrtarisht një lojtar i Manchester United duke u transferuar nga skuadra italiane Bologna.
Djajtë e Kuq kanë paguar rreth 42.5 milionë euro për nënshkrimin e tij, por kjo do të paguhet me disa rata për tre vitet e ardhshme.
Duket se struktura e re drejtuese e Man United ka arritur gjithashtu një marrëveshje të mirë kur bëhet fjalë për pagat e Zirkzee.
Clean 👌#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 14, 2024
Sipas Corriere di Bologna, holandezi do të marrë rreth 6 milionë euro te në vit.
Megjithatë sulmuesi holandez nuk do të jetë as në mesin e pesë lojtarëve më të paguar te Man Utd.
Para tij vazhdojnë të jenë Casemiro, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Mason Mount, Bruno Fernandes, Antony dhe Harry Maguire.
A message from our first signing of the summer 😁👋#MUFC pic.twitter.com/nW1d6Qra34
— Manchester United (@ManUtd) July 14, 2024
Kjo tregon se si hierarkia e re në Old Trafford po negocion tani me zgjuarsi kontratat e lojtarëve dhe po siguron që të mos paguajë më shumë lojtarët.
Zirkzee nuk ka gjasa të luajë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Man United, por do të përpiqet të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e Community Shield kundër Man City. /Telegrafi/