Pavarësisht se nuk është shfaqur në një film të “Star Wars” që nga viti 2019, Daisy Ridley ka grumbulluar fitime marramendëse.
Sipas “Daily Mail”, aktorja 32-vjeçare ka përfituar rreth 15 milionë euro përmes kompanisë së saj, Fawks Ltd, e themeluar në 2015, vit kur ajo debutoi si Rey në sagën e famshme.
Pas “Star Wars”, Daisy ka interpretuar në filma si “Chaos Walking”, “The Marsh King’s Daughter” dhe “Gruaja e re dhe deti”, shkruan DailyMail.
Ajo është e martuar me aktorin Tom Bateman që nga viti 2019.
Së fundmi, Daisy ka treguar se është diagnostikuar me sëmundjen autoimune të Graves, e cila shkakton çrregullime të tiroides.
Fillimisht, ajo mendoi se simptomat si lodhja dhe rrahjet e shpejta të zemrës ishin rezultat i një roli stresues, por një vizitë te mjeku i konfirmoi diagnozën.
Për ta menaxhuar, ajo ka ndryshuar stilin e jetës duke ndjekur një dietë të kujdesshme dhe duke ushtruar rregullisht.
Megjithëse sfidat shëndetësore kanë qenë të vështira, aktorja shprehet se tani ndihet më mirë dhe më e vetëdijshme për mirëqenien e saj. /Telegrafi/