Basketbollistët kryesorë të Superligës së Kosovës janë në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Arben Krasniqi për eliminatoret e “Eurobasket 2017”, shkruan Koha Ditore.
Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Alban Veseli, Edmond Azemi, Urim Zenelaj, Granit e Fisnik Rugova dhe Leonard Mekaj tashmë kanë pasur takime dhe përzgjedhësin Krasniqi dhe zyrtarët e Federatës së Basketbollit.
Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, të premten ka bërë të ditur se të gjithë këta basketbollistë kanë firmosur një dokument ku shprehen të gatshëm për të luajtur për Kosovën dhe i lejojnë FBK-së që t’ua rregullojë dokumentacionin në FIBA.