Po vazhdojnë të zbulohen votues fiktiv. Portali “10pa10” ka zbuluar rreth 60 votues fantom apo fiktiv në një shtëpi të vjetër dhe të boshatisur në Prilep, njofton INA.
Në adresën e saj janë radhitur 60 veta, që nuk banojnë aty, por që as nuk i takojnë asaj lagje. Ditë më parë u zbulua edhe një banesë sociale të sapondërtuar me disa apartamente, që nuk ishin lëshuar në përdorim, por që ishin mbushur me votues fiktiv. /Telegrafi/