Telegrafi

Zbulohen rreth 30 kilogramë marihuanë, arrestohen tre persona

Tre thasë me rreth 30 kilogramë marihuanë janë zbuluar dhe konfiskuar mbrëmë nga një automjet motorik për udhëtim “Citroen” me targa të Shkupit në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, ndërsa janë arrestuar tre persona.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 20:00, në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë në afërsi të urës është ndaluar një automjet motorik për udhëtim “Citroen” me targa të Shkupit i drejtuar nga Q.M (63) nga Haraçina e Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit, nëpunësit policorë e kanë zbuluar dhe e kanë marrë marihuanën.

“Q.M është arrestuar, ndërsa pas masave shtesë të ndërmarra, në vendkalimin kufitar ‘Blato’ në afërsi të Dibrës, janë arrestuar edhe shtetasit e Shqipërisë D.C (41) dhe A.M (45), Me urdhër nga prokurori publik kompetent, personat e arrestuar janë mbajtur në stacionin policorë në Dibër për procedurë të mëtejshme”, thuhet në kumtesë.