Juventusi është kthyer në një klub fitues si në fushë ashtu edhe jashtë sajë.
Transferimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që shumë tifozë të futbollit t’i ndjekin ndeshjet e Juventusit me kërshëri.
Edhe pse jemi vetëm në fillimin e sezonit 2018-2019, disa nga klubet më të rëndësishme të Evropës kanë nisur të projektojnë edhe sezonin e ardhshëm dhe njëri prej këtyre klubeve është Juventusi.
Bardhezinjtë nuk po punojnë vetëm për blerjet e reja që do t’i kenë, por në bashkëpunim edhe me sponsorin e tyre Adidas, kanë projektuar fanellat e sezonit të ardhshëm.
Përveç fanellës kryesore me shiritat bardhezi, Juventusi i sezonit 2019-2020 do të ketë edhe dy ngjyra tjera.
Ata do të vishen me fanella të kuqe dhe të kaltra.
Ketë edicion me ardhjen e Ronaldos flitet për shitje rekord të fanellave./Telegrafi/