Site icon Telegrafi

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Angazhimi i qytetit për pastërtinë pasqyrohet edhe në Indeksin e tij të Performancës Mjedisore, i cili mori një pikë prej 56,2

Një udhëtim në këtë qytet të Evropës duket se nuk do të jetë asnjëherë zhgënjyes! Jo vetëm për atraksionet turistike, plazhet e bukura, por mbi të gjitha për erën e mirë.

Studiuesit morën në shqyrtim disa qytete të Evropës, për t’u siguruar për vendin ku ju me siguri që nuk do i mbyllni hundët me gishta sa herë që e vizitoni.

Ky vend është kryeqyteti i Greqisë, Athina.

HAYPP, një kompani në Mbretërinë e Bashkuar që ndihmon njerëzit të kalojnë nga pirja e duhanit në alternativa më të shëndetshme, renditi 10 qytetet më të mira evropiane që nuk do t’ju duhet të mbyllni hundën sa herë t’i vizitoni.

Për të krijuar vlerësimet, 30 qyteteve të mëdha të Evropës iu dha një “rezultat i erës” bazuar në faktorë të tillë si pastërtia dhe përqindja e dyqaneve të luleve, furrave të bukës dhe dyqanet e parfumeve.

Athina është një nga kryeqytetet më të vjetra në botë, por kjo nuk do të thotë se vuan për gjithë elementët më sipër.

Qyteti shënoi 8.3 pikë nga 10 për cilësinë e erës së mirë.

Athina është shtëpia e shumë furrave të bukës që shërbejnë bakllava të shijshme, 31 dyqane lulesh që shesin buqeta me lule të freskëta dhe 22 parfumeri për 10 kilometra katrorë.

Buka Baguette e Parisit dhe rrugët e pastra të Zyrihut në Zvicër ndihmuan që këto qytete të futeshin në listë, duke u renditura pikërisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Parisi i Francës, me ambientin romantik dhe bulevardet elegante, siguron pozicionin e dytë, i ndjekur nga afër nga Cyrihu i Zvicrës, i njohur për pastërtinë dhe mjedisin piktoresk.

Këto janë 10 qytetet me erën më të mirë në Evropë:

1-Athina, Greqi
2-Parisi, Francë
3-Zyrih, Zvicër
4-Dublin, Irlandë
5-Luksemburgu
6-Nikosia, Qipro
7-Kopenhagen, Danimarkë
8-Bukuresht, Rumani
9-Valeta, Maltë
10-Amsterdam, Holandë

Exit mobile version