Kompeticioni muzikor, “Kënga Magjike”, ka nisur prezantimin e artistëve që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.
Ndërkohë që janë zbuluar disa nga konkurrentët e sivjetmë, kureshtja ka qenë po ashtu edhe te prezantuesit e spektaklit.
Së fundmi u mësua se përkrah Ardit Gjebreas do të jetë gazetarja Matilda Mcini dhe balerina Selin Bollati.
Forma se si Gjebra e zbuloi për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një videoje, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të së ëmës.
Nga ana tjetër, Ronela Hajati u rikthye pas shtatë vitesh në “Kënga Magjike”. Ajo konkurron me “Labirinth”.
Juria këtë vit është e përbërë nga Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Andi Vrapi, Sardi Shehu dhe Kleart Duraj.
Ata do të përzgjedhin artistët e rinj të talentuar, të cilët do t’i bashkangjiten artistëve ‘Big’ të këtij festivali në netët live në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/