Telegrafi

Zbulohen prapaskenat, si skuadra franceze ia mbylli telefonin yllit të United dy orë para fundit të transferimeve

Donny Van de Beek ka mbetur te Manchester United pas përfundimit të afatit kalimtar të verës në top ligat evropiane.

Mesfushori holandez nuk është në planet e Djajve të Kuq dhe drejtuesit e klubit i kanë thënë atij të gjej një skuadër të re.

Van de Beek priste ofertë nga klubet e mëdha evropiane dhe kjo ka bërë që ai të mbetet te United, pasi oferta nga top klubet nuk erdhi asnjëherë.

Skuadra franceze Lorient kishte arritur marrëveshje me Manchester United më 20 gusht për huazimin e Van de Beek, por lojtari kishte refuzuar edhe të flas me drejtuesit e skuadrës nga Ligue 1.

Krejt në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, Van de Beek dhe agjentët e tij në ora 22:00 kishin kontaktuar drejtuesit e skuadrës franceze dhe i kishin thënë se janë të hapur për diskutime.

Por në atë moment Lorient i ka mbyllur derën holandezit për faktin se ai ditë më par nuk i kishte respektuar ata.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

26-vjeçari tani ka mbetur pjesë e United ku trajneri Erik Ten Hag nuk llogarit në shërbimet e tij.

Galatasaray është një opsion për lojtarin, megjithatë nuk mungojnë edhe ofertat nga Arabia Saudite pasi afati kalimtar ende është i hapur në këto vende. /Telegrafi/