Site icon Telegrafi

Zbulohen prapaskenat e dy viteve më parë, Bellingham kishte refuzuar ofertën e Bayernit edhe pse ishte më e lartë se ajo e Dortmundit

Jude Bellingham sot është njëri nga futbollistët e rinj më të mirë në botë dhe ndër më të shtrenjtit.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer te Borussia Dortmund në dy vite e gjysmë dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Rael Madrid, Chelsea, Man City, Man Utd, Liverpool e PSG.

Megjithatë karriera e tij ka mundur të jetë ndryshe, por përsëri në futbollin gjerman te rivali i BVB, Bayern Munich.

19-vjeçari iu bashkua verdhezinjve dy vite e gjysmë më parë nga Birmingham City, edhe pse një ofertë më e lartë kishte arritur nga Bayern Munich në sekondat e fundit.

Ish-CEO i Birmingham City, Xuandong Ren, ka zbuluar se si Bayern Munich u përpoq të rrëmbejë Jude Bellingham nga Borussia Dortmund para se të nënshkruante për klubin në vitin 2020.

“Ditën që Bellingham donte të nënshkruante për Dortmundin, mora një telefonatë nga babai i tij që më kërkoi ta shtyja nënshkrimin. Bayern u përpoq të rriste ofertën në minutën e fundit. Ata i ofruan aq shumë para”, tha Ren për Mundo . Deportivo .

“Bellingham zgjodhi Dortmundin dhe jo Bayernin, edhe pse mund të mos fitonte trofe ose të mos fitonte aq shumë para. Ai e vuri zhvillimin e tij mbi gjithçka tjetër. Sa lojtarë do ta bënin këtë?”, u shpreh Ren.

Reprezentuesi anglez deri më tani ka zhvilluar 112 ndeshje zyrtare me Dortmundin, ku ka shënuar 19 gola e ka asistuar në 21 të tjerë.

Dortmund është gati ta shes yllin e tyre, por po kërkon të fitojë mbi 100 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version