Në Lug të Leshanit të Pejës, sot u zbuluan pllakat në shtëpitë ku gjatë luftës vepruan shtabet lokale të UÇK-së.
Zbulimi i pllakave u bë në Jabllanicë e Leshanit (shtëpia e Idriz Atashit) dhe Kliçinë (shtëpia e Ajet Vokshit).
Para pjesëmarrësve folën gjeneral Lahi Brahimaj, kryetari i OVL UÇK në Pejë Gazmend Syla dhe Bajram Shkodrani, udhëheqës i OVL UÇK për Lugun e Leshanit.
Gjatë kësaj ceremonie, u ndan mirënjohje për luftëtarët që kontribuuan në atë kohë në themelim të shtabeve.