Site icon Telegrafi

Zbulohen planet se kur lansohet pasardhësi i Bugatti Chiron (Foto)

Bugatti nuk ka marrë pjesë në Frankfurt Motor Show, ku shumica e vëmendjes ka shkuar te Mercedes-AMG Project One.

Megjithatë, të gjithë e kanë të freskët faktin se Chiron mund lëvizë për 41 sekonda, prej zero deri në 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, janë shitur 300 nga 500 veturat e këtij modeli që kushton mbi dy milionë euro, ndërsa entuziastët po kërkojnë që të ketë një pasardhës.

Zyrtarë nga prodhuesi francez, kanë bërë të ditur se do të kemi një Chiron të ri pas dy vitesh, por nuk kanë dhënë asnjë informatë për të. /Telegrafi/

Exit mobile version