Telegrafi

Zbulohen pesë emigrantë në Strumicë, arrestohet shoferi

Në rrugën lokale nga fshati Bansko për në Robovë, dje rreth orës 07:45 policia kufitare ka zbuluar pesë emigrantë, në një automjet “Iveco Furgon”, me targa të Shkupit.

Nga MPB informojnë se shoferi 62-vjeçar D.D nga Shkupi është arrestuar, ndërsa emigrantët janë dërguar në SPB Strumicë.

“Ndaj D.D është dorëzuar aktakuzë në Prokurori, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik emigrantët janë dorëzuar në qendrën për të huaj në Gazi Babë të Shkupit”, thonë nga MPB.

Nga pesë emigrantët, 2 kanë qenë nga Afganistani tre nga Pakistani./Telegrafi/