Site icon Telegrafi

Zbulohen pas 70 vjetësh fotot e ndaluara: Shikoni horrorin në Nagasaki 12 orë pas bombës (Foto/Video)

Fotot tronditëse të bëra një ditë pasi qyteti japonez i Nagasakit u godit me një bombë bërthamore kanë dalë 70 vjet pasi ishin konfiskuar nga trupat amerikane.

Koleksioni i fotove rrëqethëse të bëra nga Yosuke Yamahata, një fotograf ushtarak japonez, tregojnë peizazhin e rrafshuar, vdekjet masive dhe gjendjen e dëshpëruar të të mbijetuarve fill pas shpërthimit bërthamor, transmeton mapo.

Yamahata ishte ngarkuar që të dokumentonte shkatërrimin për qëllime propagandistike dhe mbërriti në vend-ngjarje 12 orë pas shpërthimit.

Exit mobile version