Telegrafi

Publikohen pamjet se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”

Kryetari komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi ka publikuar pamjet e reja se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.

Veç kësaj, ai ka njoftuar se projekti përfshin edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe hapësirat përreth.

“Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapsirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro. Ndërsa, afati për dorëzimin e ofertave për ketë projekt milionësh është data 06 shtator 2024. /Telegrafi/