Mediet shtetërore në Kinë kanë zbuluar disa pamje të një tregu ushqimor në Pekin, i cili mendohet të ketë shkaktuar një shpërthim të ri të coronavirusit.
Tregu Xinfadi ka qëndruar i mbyllur që nga 13 qershori, kjo pasi kryeqyteti pati raportuar rastin e parë brenda vendit për herë të parë në dy muaj, përcjell Telegrafi.
Në pamjet e mëposhtme, shihen punëtorët e tregut të cilët e dezinfektuan zonën, madje raportohet se ata asgjësuan edhe mishin dhe perimet e ngrira.
Ndryshe, masat vijnë si pasojë e rasteve të reja që u raportuan së fundmi në Pekin, ku numri i të prekurve në nivel lokal u rrit në 329. /Telegrafi/