Site icon Telegrafi

Zbulohen ambientet e shtëpisë luksoze të formatit të ri televiziv, i ngjashëm me ‘Big Brother’

Në ekranet tona shumë shpejt do të nisë një format i ri televiz, i ngjashëm me atë të Big Brother.

Bëhet fjalë për një shtëpi të monitoruar, në të cilën do të izolohen për muaj rresht disa banorë.

Telegrafi ka siguruar pamjet e disa prej ambienteve të shtëpisë në fjalë, e cila është në ndërtim e sipër.

Nga pamjet, duket se gjithçka do të jetë luksoze dhe me kushtet e duhura për ata që do të banojnë aty.

Emri i formatit dhe televizioni ku do të transmetohet ende nuk janë bërë të ditura për publikun, megjithatë pritet që gjithçka të bëhet e ditur së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version