Këto mikroorganizma nuk janë të aftë vetëm për të mbijetuar atje, pasi që të njëjtat burojnë energjinë e tyre në mënyra jo të njohura aktualisht.
"Ne nuk kemi identifikuar formalisht apo karakterizuar këtp specie", tha Ryan Lynch, një mikrobiolog në Universitetin e Kolorados në Boulder i cili është një nga zbuluesit e organizmave.
Por, sipas profesorit, këto janë shumë të ndryshme nga çdo gjë tjetër që është parë ndonjëherë.
Gjenetikisht, ato janë të paktën 5 për qind të ndryshme nga çdo gjë tjetër në bazën e të dhënave sipas ADN-së prej 2.5 milionë sekuencave.
"Baza e të dhënave paraqet një përshkrim të plotë të mbledhjes së mikrobeve, shtoi ai, ndërsa hulumtuesit në mbarë botën gjithashtu janë të mahnitur me këto mikro-oganizma dhe janë duke botuar shkrime për t’i sqaruar ato. / Telegrafi /