Telegrafi

Zbulohen mbishkrime të vjetra në Turqi

Në një kështjellë të lashtë në lindje të Turqisë, janë zbuluar mbishkrime që datojnë gati 900 vjet më parë.

Mbishkrimet e lashta, si dhe disa qeramika të vjetra 5.000 vjeçare, u zbuluan gjatë gërmimeve të kryera nga një grup arkeologësh.

Gërmimet filluan në korrik në rrethin Ahlat, i njohur gjithashtu si “Kubbetul-Islam”, që gjendet në provincën lindore Bitlis.

Sundimtarët turkmenë Shah-Armen ose Ahlatshah, me vendbanim në bregun veriperëndimor të Llqenit Van, sunduan në këtë zonë mes shekujve XI dhe XII.