Policia e Gjakovës ka rrethuar një zonë në rrugën që çon drejt Prizrenit, për shkak të dyshimeve se aty ka mbetje mortore.
Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha për KALLXO.com se dyshohet se në këtë vend ka disa eshtra, porse ende nuk dihet saktë për çfarë është fjala.
“Kjo do të bëhet e ditur pasi të vijë ekipi përkatës nesër në vendin e ngjarjes”, tha Podrimaj.
KALLXO.com merr vesh se Policia është duke e ruajtur këtë vend qe së paku dy ditë. Po ashtu, burimet thonë se dyshohet që në atë vend të ketë eshtra të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.