Telegrafi

Zbulohen lidhjet e fshehta me “Fat Tony”: Perandoria e Trump është ndërtuar nga mafia italiane (Foto)

Sipas një artikulli të fituesit të çmimit Pulitzer, David Kay Johnston, Donald Trump ka qenë i lidhur me shefin e mafias Salerno i cili është i njohur si Fat Tony.

Johnston pretendon se kompania ndërtimore e Salernos, ka ndërtuar kullën Trump dhe ndërtesën gjigante Trump Plaza, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se Trump kishte arritur marrëveshje me një njeri që ishte i përfshirë në shantazhe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Trump bashkëpunon me Fat Tony, por ky artikull ofron dokumentet dhe tregimet të dëshmitarëve në lidhje me atë se si ata dy ishin takuar.

Në vend se të përdorej çeliku standard industrial, Trump kishte ndërtuar objektet duke përdorur beton të gatshëm. /Telegrafi/