Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar datat kur Përfaqësuesja jonë do të rikthehet në aksion.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se në këtë muaj – djelmoshat tanë do të kenë një ndeshje, derisa një tjetër e luajnë në qershor.
Më 27 shkurt, Kosova do të jetë nikoqire e Norvegjisë që fillon në ora 19:00 dhe do të jetë një takim aspak i lehtë.
Më 30 qershor, Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i Danimarkës, që po ashtu luhet nga ora 19:00.
Natyrisht se djelmoshat tanë do të tentojnë të nxjerrin më të mirën nga këto dy takime që janë në kuadër të parakualifikimeve për vitin 2025. /Telegrafi/