Telegrafi

Zbulohen katër lokalitete arkeologjike në rrugën e re Shtip-Radovish, që është në ndërtim e sipër

Punimet në ndërtimin e rrugës së re Shtip-Radovish, kanë nxjerrë në pah katër lokalitete të reja arkeologjike.

Kjo u bë e ditur nga Mitko Shterjov, Drejtor i Entit për mbrojtje të përmendoreve dhe Muzeut të Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, arkeologët tashmë janë në terren dhe kanë filluar me kërkimet në lokalitetet ku kalon traseja e re.

Lokalitetet i takojnë periudhës parahistorike dhe të shekujve të mesëm.

Shterjov pret që të gjenden artefakte të rëndësishme. Kërkimet do të kushtojnë rreth 100 mijë euro, para këto të siguruara nga qeveria./Telegrafi/

*Foto Ilustrim