Reperi i njohur Majk pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm që solli me Getoar Selimin, është duke përgatitur projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga e tij e re ka përfunduar së incizuari dhe është punuar në studion e “Babastars” nga vetë ai dhe Geti.
Produksioni ‘Entermedia’ janë ata të cilët po kujdesen për realizimin e videoklipit, e ndërsa Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive ku shihen disa nga prapaskenat e xhirimeve.
Nga fotot e siguruara, vërehet se videoklipi do të jetë mjaft interesant dhe Majk do të shfaqet me shumë stil, si çdo herë tjetër./Telegrafi/