Telegrafi

Zbulohen gjitha detajet për Nexus 6P

Nexus 6P ka qenë në qendër të vëmendjes që një kohë të gjatë, përmes një numri artikujsh të cilët kanë spekuluar performancat e mundshme të paisjes.

Edhe pse ende nuk ka informacione zyrtare, fotot e reja tregojnë edhe më shumë në lidhje me modelin e ri të telefonit që i përket linjës Nexus.

Detajet në fotografitë e lëshuara tregojnë ekranin me madhësinë prej 5.7” në WQHD të mbrojtur nga Gorilla Glass, në një trup metalik. Nexus 6P do të fuqizohet nga procesori i Qualcomm, Snapdragon 810 dhe bateria prej 3450 mAh.

Sipas fotove, shihet se Nexus 6P do të vijë në katër modele me ngjyra të ndryshme, dhe mundësi të ndryshme të hapësirës së brendshme që përfshijnë 32, 64 dhe 128 GB.

Versioni I artë I Nexus 6P gjithashtu do të jetë në dispozicion në Japoni. (Telegrafi)