Telegrafi

Zbulohen gjenet e rënies së flokëve

Gjatë analizimit të më shumë se 1.120 personave, shkencëtarët nga Universiteti McGill, Kolegji King i Londrës dhe nga kompania farmaceutike “GlaxoSmithKline”, kanë zbuluar dy variante gjenetike të cilat shkaktojnë këtë rrezik për rënien e flokëve.

Gjenet janë të pranishme në kromozomin 20 dhe deri sa të zbulohen barnat për to, rreziku për rënien e flokëve është shtatë herë më i madh sesa te personat të cilët nuk e i kanë këto gjene.