Janë bërë publike edhe fotot e arkivoleve të trupave të pajetë me futbollistët e vdekur të skuadrës braziliane, Chapocoenses.
Janë identifikuar plotësisht trupat e futbollistëve të Chapecoenses dhe tashmë po përgatiten për t’u transportuar me një avion ushtarak drejt Brazilit.
Megjithatë, destinacioni i tyre i saktë pritet të jenë shtëpitë e futbollistëve të ndjerë, përcjell Telegrafi.
Trupat e tyre pritet të mbërrijnë nesër në Chapeco dhe më pas do të dërgohen në stadiumin e skuadrës për një ceremoni nderi, aty kur pritet të jetë vëmendja e gjithë medieve botërore.
Ndryshe, 19-të futbollistë dhe njerëz të stafit të klubit kanë humbur jetën nga tragjedia ajrore, ku u rrëzua aeroplani që skuadra braziliane udhëtonte. /Telegrafi/