Site icon Telegrafi

Zbulohen fotografitë e para dhe emri i topit zyrtar për Euro 2020

Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020 ka filluar të afrohet edhe më shumë. Tani imazhet e topit zyrtar të Adidasit janë shfaqur në internet. Edhe emri është i njohur tashmë.

Një muaj e gjysmë para shfaqjes së fotove të prezantimit zyrtar të topit, kanë dalë disa foto tjera që pretendohen të jenë zyrtare për Kampionatin Evropian.

Portali footyheadlines.com postoi këto disa fotografi ku tregohej topi i Adidasit i quajtur “Uniforia”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Adidasit

Dizajni me pamje kah e ardhmja, me pasurinë e tij të ngjyrave, simbolizon faktin se Kampionati Evropian zhvillohet në dymbëdhjetë vende të ndryshme.

Topi Uniforia Euro 2020 është bërë nga Adidas dhe përmban të njëjtën formë panelesh dhe materialesh si topi i Telstar 18 në Kupën e Botës dy vjet më parë.

Prezantimi zyrtar në shortin e Kampionatit Evropian

Deri më tani, prodhuesi gjerman i mallrave sportiv kryesisht ka punuar me ngjyrat kombëtare të një ose disa organizatorëve. Adidas ka prodhuar topin EM që nga viti 1972.

Emri “Uniforia” është një ndërthurje e termave angleze “universale” ose “uniformë” dhe “eufori”.

UEFA zakonisht paraqet topin si pjesë e shortit të grupeve. Ky short do të zhvillohet në 30 nëntor në Bukuresht të Rumanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version